Max van der Stoel dy herë ishte ministër i Jashtëm i Holandës (në vitet 1970 dhe 1980), ambasador në OKB dhe pastaj komisioner i lartë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Miku ynë i madh, Max Van der Stoel ishte një luftëtar i palodhshëm për të drejtat e njeriut në gjithë botën.
Edhe ne si Universitet i Evropës Juglindore bashkohemi rreth mendimit te kryeministrit Mark Rute se Holanda, ne dhe i gjithë njerëzimi paqedashës kemi humbur njeriun-simbol të të drejtave të njeriut.
Me këtë rast, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, në emër të të gjithë stafit dhe të studentëvë u dërgoi telegrame ngushëllimi familjes së z. Van der Stoel, ambasadës së Holandës dhe OSBE-së.