Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfundoi edicioni i pestë i universiadës dimërore

Me ndarjen e shpërblimeve për fituesit e garës “Universiada Dimërore 2011” nga ana e rektorit të UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika edhe zyrtarisht përfundoi edicioni i pestë i garave studentore në skijim alpik.

Fitues të përgjithshëm të këtij edicioni ishin studentë e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit me 88 pikë të tubuara para Universitetit të Evropës Juglindore që kishte 85 pikë dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, me 68 pikë.

Në këtë edicion të pranishëm ishin 47 garues, të cilët përfaqësonin universitet në vijim: Universitetin Shtetëror të Tetovës – Tetovë, Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës, Universitetin e Prishtinës, Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, Universitetin “Shën Kliment Ohridski” – Manastir, Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip dhe Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment – Shkup.

Garat që patën karakter ndërkombëtar u zhvilluan në disiplinën sllallom i madh (vele sllallom) në shtigjet e bukura të qendrës turistike dimërore Kodra e Diellit – Tetovë.

Në kategorinë e femrave fitues dolën Ivana Ivcevska nga Universitet i Shkupit, me rezultatin 45.59, në venin e dytë ishte Ivana Ivanovska nga Universiteti i Manastirit, me rezultatin 51.22 dhe në vendin e tretë u ngjitë Fjolla Iljazi studente e UEJL-së me rezultatin 53.84 .

“Jam shumë e kënaqur që arrita të japi kontributin tim që UEJL-ja në renditjen e përgjithshme të ngjitet i dyti. Kjo, më jep kurajo që të vazhdoj të merrem më këtë sport” tha Fjolla Iljazi

Në kategorinë e meshkujve fitues dolën Antonio Ristevski nga Universiteti i Shkupit, me rezultatin 39.78, në pozitën e dytë doli Dardan Dehari nga USHT-ja, me rezultatin 39.81 dhe në pozitën e tretë ishte Martin Martinovski nga Universiteti për Turizëm dhe Menaxhment me rezultatin 43.43. Hapjen solemne të edicionit të pestë me radhë “Universiada Dimërore 2011” e bëri Rektori i UEJL-së Zamir Dika, i cili me këtë rast tha se ”Është me rëndësi pjesëmarrja, por me rëndësi është edhe të fitohet.

Këtë do ta dëshmoni ju gjatë garave”. I kënaqur me rrjedhën e garave si në numër ashtu edhe në cilësi, përgjegjësi i këtyre garave Menan Memedi, tha se: “Kënaqësia është garat përfunduan si më mirë, nuk kemi asnjë të lënduar , të gjithë garuesit me sukses përfunduan garat duke arritur në cak”. Sa i përket cilësisë, kjo mund të dëshmohet me atë se morën pjesë edhe dy garuesit më të mirë në Maqedoni, Dardan Dehari dhe Antonio Ristevski. Shtegu i garave ishte në nivelin e duhur, ndërsa fatmirësisht edhe kushte atmosferike ishin ideale.

Google+