Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori A. Çejku përkrah reformat në UEJL

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Arben Çejku, ditë më parë e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Në takimin me rektorin e Universitetit, Prof. dr. Zamir Dika, ai e vlerësoi lartë punën dhe përkushtimin e rektorit dhe të të gjithë stafit të universitetit në përmbushjen e objektivave arsimore.

Ambasadori A. Çejku, me këtë rast përkrahu reformat që po bëhen në universitet, sidomos duke e vënë theksin në ndërkombëtarizimin e universitetit me një qasje të modernizimit të programeve studimore.

Rektori Dika me këtë rast, ndërmjet tjerash tha: “Qëllimi i Universitetit është që të përshtatet me praktikat më të mira evropiane të cilësisë së kontrollit të njohurive, vlerësimit dhe përgjegjësisë. Universiteti i zhvillon programet studimore dhe mekanizmat për sigurimin e cilësisë edhe me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtare që të garantojë përshtatshmërinë e plotë me Deklaratën e Bolonjës
Google+