Studentet e UEJL-së për vizitë në institucionet evropiane në Strasburg
3 shkurt 2011
Nga data 24 janar deri më 31 janar në Strasburg qëndruan një grup studentesh nga Maqedonia dhe Shqipëria. Organizator dhe udhëheqës i grupit ishte Prof. dr. Ylber Sela dhe Dr. Vladimir Lame, ku disa studentëve nga Shqipëria dhe Maqedonia ua mundësuan një vizite institucionale në institucionet evropiane edhe atë në Këshillin e Evropës, Parlamentin Evropian dhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Studentet e ciklit te dytë, të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të UEJL-së ditën e parë të vizitës i ndoqën punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e sidomos ata ishin të pranishëm në sallë gjatë
diskutimeve, debateve dhe votimit të Rezolutës së Dick Martit.
diskutimeve, debateve dhe votimit të Rezolutës së Dick Martit.Në ditën e dytë të qëndrimit në Strasburg, studentët vizituan Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku përveç që u njoftuan me funksionimin e këtij institucioni, ata ndoqën edhe një ligjëratë me gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, z. Ledi Bianku.
Në ditën e tretë ata vizituan Parlamentin Evropian ku në njërën nga sallat e saj ndoqën një ligjëratë rreth funksionimit dhe historikut të Parlamentit Evropian.
Gjatë ditëve në vazhdim studentet vizituan edhe universitete të ndryshme në Francë dhe në Zvicër.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics