COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në Universitetin Evropian të Tiranës promovohet libri “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE-së” të Prof. dr. Blerim Reka

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës (UET), të premten (17 dhjetor 2010), është promovuar libri i Prof. Dr. Blerim Rekës “Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit të BE-së”. Libri u promovua në praninë e stafit akademik të Universitetit Europian të Tiranës.
Presidentja e UET,  Prof. Dr. Teuta Dobi theksoi se kjo vepër shkencore sjell një vlerë të çmuar pasi në mënyrë të detajuar trajton dhe analizon procesin e zgjerimit të BE-së, duke argumentuar dhe hulumtuar ngjarje të ndryshme dhe të turbullta në procesin e historikut të gjeopolitikës të zgjerimit evropian e në veçanti duke u ndalur edhe në procesin dhe politikën e zgjerimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në BE.
Një ekspertizë e plotë mbi gjeopolitikën dhe teknikën e zgjerimit evropian u paraqit për pjesëmarrësit nga Prof. Dr Ksenofon Krisafi si një vlerë e shtuar në këtë drejtim. Opsionet e paraqitura në libër janë verifikuar si kontribute në zhvillimet rajonale dhe një hap përpara në parashikimin e liberalizimit të lëvizjes së lirë dhe të konfigurimeve të reja gjeopolitike dhe më gjerë në skemën e sistemit ndërkombëtar.
Librat e këtillë janë të rralla shprehet reçezenti i librit Prof. Dr. Ylber Sela. Ai më tej ka theksuar se ky është një gërshetim i përvojës si ambasador, diplomat dhe personal i autorit Reka. Sipas tij libri “ka një peshë të madhe me përmasa evropiane që paraqet një punë të çmuar dhe të suksesshme të angazhimit akademik diplomatik dhe personal të autorit".
Për librin folën Prof. dr. Paskal Milo, Prof. dr. Fatos Tarifa, Prof. dr. Enika Abazi, të cilët thanë se “botimet e këtilla siç është ky i profesorit janë të rralla, dhe fakti që është botuar nga një shtëpi botuese me famë në Bruksel tregon qartë se libri ‘Gjeopolitika dhe teknika e zgjerimit kanë kaluar kufijt rajonal’”.
Libri është botuar nga shtëpia botuese e njohur në Bruksel ASPECT. Reka është autor i 16 librave në këto fusha dhe i 60 studimeve shkencore të publikuara në gjuhët angleze, gjermane dhe spanjolle.
Google+