Albulena Halili mori pjesë në Takimin e Pestë vjetor ndërkombëtar të Institutit Alb-Shkenca, i cili u mbajt ne Tiranë, 02 - 05 shtator 2010. Ajo prezantoi punimin shkencor me titull “Evropa post-lisboniane: politika e jashtme e Bashkimit Evropian kundrejt Ballkanit Perëndimor”. Abstrakti i këtij punimi shkencor është botuar në librin e abstrakteve të botuar nga Instituti Alb-shkenca 2010.
Në Konferencat shkencore në kuadër të Takimit V të IASH-së u paraqitën rreth 700 punime shkencore me mbi 1000 autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, SHBA, Gjermania, Austria, Franca, Belgjika, Spanja, Kina, Greqia, Italia, Kanadaja, Kuvajti, Holanda, Suedia, Zvicra dhe Turqia.
Instituti është një iniciativë private e shkencëtarëve dhe studiuesve nga Diaspora Shkencore Shqiptare e shpërndarë në gjithë botën, të cilët së bashku me shkencëtarët dhe studiuesit bashkëkombës, që punojnë e jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kontribuojnë tërësisht në mënyrë vullnetare në mbarëvajtjen e tij.
Albulena Halili merr pjesë në takimin vjetor të Institutit Alb-Shkenca
17 shtator 2010Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics