Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë si diplomatë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rektorë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, kryetarë komunash,  profesorë, studentë dhe të tjerë, të mërkurën (1 shtator 2010), u bë promovimi i rektorit të ri të UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.

" />

Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë si diplomatë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rektorë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, kryetarë komunash,  profesorë, studentë dhe të tjerë, të mërkurën (1 shtator 2010), u bë promovimi i rektorit të ri të UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.

">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Inaugurohet rektori i ri i UEJL Prof. Dr. Zamir Dika

 

Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë si diplomatë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rektorë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, kryetarë komunash,  profesorë, studentë dhe të tjerë, të mërkurën (1 shtator 2010), u bë promovimi i rektorit të ri të UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.

 

Kjo është hera e dytë që Universiteti organizon një ceremoni kaq dinjitoze me rastin e promovimit të rektorit të ri, tha Kryetari i Borit të UEJL, Dr. Denis Farington, i cili edhe solemnisht e bëri inaugurimin e rektorit të ri.

“Zgjedhja e rektorit të ri nuk u bë në bazë të bindjeve politike, apo nëpërmjet lidhjeve të ndryshme, por vetëm sipas meritës. Universiteti arriti të bëhet shembull se si duhet të vendoset drejtë në këtë demokraci të re evropiane”, tha Denis Farington.

 

Ai tha se prof. Zamiri ia ka tërhequr vëmendjen qysh para dhjetë viteve, kur si profesor dhe politikan i ri përgatiste dokumente për fondacionin ndërkombëtar. Në këto materiale, ishin evidente përpjekjet, që ai i bënte këtu në Maqedoni për ta përmirësuar qasjen e të rinjve për mësim në gjuhën shqipe në arsimin sipëror dhe propozoi zgjidhje, e cila çoi deri në themelimin e këtij Universiteti. Dr. Denis Farington, i dëshiroi fat rektorit të ri prof. Dr. Zamir Dika, në realizimin e plotë të këtyre përpjekjeve.

“Jam i sigurt se unë dhe i tërë Bordi i Universitetit mund të mbështetemi te ju dhe se do ta përkrahni pa rezervë rektorin e ri në vitet që vijnë”, tha Farington.

Rektori i deritashëm i UEJL, akademik Alajdin Abazi, në mënyrë simbolike ia dorëzoi çelësin  e Universitetit, të cilin ai e ka pranuar në kohën kur është emëruar rektor.

“Çelësi më është dhënë mua më 20 nëntor 2001, gjatë promovimit tim për rektor të Universitetit. Dëshiroj që tradicionalisht ky çelës edhe në të ardhmen t’u dorëzohet rektorëve në ceremonitë e promovimit të tyre. Çelësin, në atë kohë ma dorëzoi Kryetari i Fondacionit ndërkombëtar në Zvicër për realizimin e projektit të UEJL-së, shkëlqesia e tij, ambasadori i OSBE-së, z. Max van der Stoel”, tha akademik Alajdin Abazi.

Rektori i sapozgjedhur i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika i falënderoi të gjithë për besimin e dhënë në zgjedhjen e tij rektor i këtij universitetit të ri dhe të veçantë në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë.

“Nuk njoh nder dhe privilegj më të madh se të udhëheqësh Universitetin e Evropës Juglindore. Para jush, sot po e shpalos përkushtimin tim të pa rezervë për t’ia dedikuar gjithë potencialin udhëheqjes së këtij universiteti drejt realizimit të kauzës sonë të përbashkët akademike dhe shkencore”, tha rektori Prof. dr. Zamir Dika.

 

“Prej ditës së zgjedhjes, para dy muajve, sipas dispozitave të Ligjit dhe Statutit, kam punuar që të dizajnoj kahet e zhvillimit të universitetit, në aspekt të vizionit dhe menaxhimit adekuat. Prandaj, në ndërkohë, hulumtova në lidhje me dilemat bashkëkohore në këtë lëmi. Pashë me dhjetëra skema organizative të profileve dhe sistemeve të ndryshme arsimore. Vërejta se gati të gjitha universitetet në botë janë në një lëvizje drejt ndryshimit të paradigmës së udhëheqjes: nga “udhëheqja kolektive” drejt asaj “korporative”, që në spikamë vë përgjegjësinë individuale”, tha rektori Dika. Ai tha se vështirësitë e këtij tranzicioni krijojnë sfidën e vazhdueshme për mbajtjen e balancës në mes të përgjegjësisë korporative dhe lirisë akademike. Një disbalancë eventuale mund të cenojë në njërën anë lirinë akademike, e cila është edhe parakusht për “akumulimin” e  dijes së re dhe të inovacionit, apo, në anën tjetër, pikërisht në emër të autonomisë së tepruar mund të rrezikohet misioni thelbësor i arsimit të lartë, ai në shërbim të progresit të shoqërisë.

Rektori Dika tha se nuk e ka shkopin magjik për t’i zgjidhur të gjitha problemet, por premtoi se do të luftojë për të siguruar një mjedis të hapur për të bashkëbisedur, për të krijuar mundësi të barabarta dhe një konkurrencë lokale, ku do ta përkrahë debatin rigoroz, atë të bazuar në analiza të mirëfillta, si dhe do të ndjekë pa luhatur përfundimet e përbashkëta. Ai tha se ka identifikuar disa objektiva, të cilat bashkërisht duhet arritur. Ai tha se bashkërisht të angazhohemi që ta rrisim autonominë institucionale dhe respektin e individit, por njëkohësisht, duke ndryshuar traditat drejt llogaridhënies dhe vlerësimit sipas meritës e performancës. Do të punojmë në përforcimin e identitetit me institucionin, për të motivuar, përkrahur dhe bashkëvepruar; si dhe mësimin, hulumtimin dhe inovacionin do ta vendosim në dispozicion të nevojave të komunitetit dhe në funksion të krijimit të dijes së re. Sipas tij, nuk duhet ushqyer iluzione se ndryshimet mund të ndodhin brenda natës, unë, megjithatë, besoj se ekipi i ri që do ta drejtojë dhe administrojë performancën akademike, shkencore e pedagogjike të universitetit tonë, do të dijë të bëjë bilance të suksesshme, duke e vendosur UEJL në piedestalin e vlerave që prodhojnë model për një rrëfim të suksesshëm që alfa dhe omega ka përkushtimin ndaj studentit dhe përsosjen e cilësisë.

(Fjalimi i plotë i rektorit Prof. Dr. Zamir Dika)

 

Google+