Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Delegacioni i UEJL-së i pranishëm në manifestimin qendror dhe tribunën shkencore kushtuar Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Besa Arifi, Këshilltare për komunitetin dhe marrëdhënie ndërkombëtare, mori pjesë sot (22 nëntor 2025), në dy aktivitetet kryesore të organizuara në Manastir me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Në orët e paraditës u mbajt tribuna shkencore “Përbashkimi ndërmjet shkronjave – Një komb, një gjuhë, një Abetare”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup. Ngjarja, e zhvilluar në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir, mblodhi studiues, akademikë dhe përfaqësues institucionesh, duke e rikthyer Manastirin në qendër të diskutimit shkencor për gjuhën shqipe dhe rrugëtimin e saj historik.

Pasdite, me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i UEJL-së mori pjesë në Manifestimin Qendror, ku ishin të pranishëm kryeministri Kosovës, kryetari i Kuvendit të RMV-së, kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, Rosario Petta, përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete të kulturës, arsimit dhe shoqërisë civile.

Gjatë qëndrimit në Manastir, delegacioni i UEJL-së vizitoi gjithashtu Muzeun e Alfabetit dhe Bibliotekën “Linkest”.

Pjesëmarrja e Rektorit Ibraimi dhe Prof. Arifi në të dy aktivitetet nënvizoi përkushtimin e Universitetit të Evropës Juglindore për ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, si dhe rolin e tij aktiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe diplomatik në vend dhe rajon.

UEJL vazhdon të mbetet një institucion i rëndësishëm akademik dhe kulturor, që kontribuon në afirmimin e vlerave kombëtare dhe arsimore shqiptare.

Google+