Të pranishmit i përshëndeti dekania e Fakultetit të Shkencave të Shëndetësore Doc. Dr. Danijela Vojtikiv Samoilovska, e cila tha se fakulteti u kushton rendësi të veçantë aktiviteteve që ndikojnë në ndërgjegjësimin e vetëdijes te popullata e gjere.
Në kuadër të panelit, Dr. Argjend Imeri, specialist i radiologjisë dhe nënspecialist për kancerin e gjirit në Spitalin Klinik të Tetovës, foli për qasjet moderne në depistimin dhe parandalimin e këtij lloj kanceri.
Doc. Dr. Ilir Vela, specialist i kirurgjisë torako-vaskulare, prezantoi zhvillimin e metodave kirurgjikale – nga trajtimet radikale deri te rikonstruksioni onkoplastik – duke theksuar rëndësinë e qasjes humane dhe estetike në trajtimin e grave.
Në vijim, Dr. Vjollca Skenderi, specialiste onkologe në Departamentin e Onkologjisë të Spitalit Klinik të Tetovës, diskutoi për onkologjinë e personalizuar dhe terapinë e bazuar në profilin biologjik të pacientit, duke theksuar rolin e kujdesit multidisiplinar.
Ngjarja përfundoi me diskutim dhe sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit ndanë mendime dhe morën këshilla profesionale nga ekspertët.
