Në takim me Rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i cili shoqërohej nga Këshilltarja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe komunitet, Prof. Dr. Besa Arifi, të pranishmit uruan për mandatin e tij të ri në krye të universitetit, duke vlerësuar rolin e UEJL-së si një institucion që promovon dije, vlera dhe përparim në shoqëri.
Bisedimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në arsimin e lartë dhe u shqyrtuan mundësitë konkrete për bashkëpunim ndërinstitucional. Të dyja palët shprehën vullnetin për të ndërtuar ura të forta të partneritetit, në funksion të zhvillimit arsimor, kulturor dhe shoqëror të komunitetit.
