Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Drejtësisë mbajti Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Evropës Juglindore, sot mbajti Konferencën e Gjashtë Ndërkombëtare Shkencore në Shkencat Juridike (ISCLS ’25) me temë: “Sfidat e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor – gjendja dhe perspektivat.”

Ngjarja u realizua në partneritet mes Fakultetit të Drejtësisë të UEJL-së, Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës dhe Kolegjit AAB në Kosovë, duke krijuar një platformë të përbashkët për studiues dhe profesionistë të drejtësisë në rajon.

Në fjalën e hapjes, Prof. Dr. Adnan Jashari, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë, falënderoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit akademik përtej kufijve rajonalë.

Folësit kryesorë të konferencës ishin: Gjykatësi Afrim Fidani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Prof. Dr. Rodna Zivkovska, Fakulteti Juridik “Justinian I”, Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup

Konferenca trajtoi sfidat dhe perspektivat e sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar ide dhe rekomandime për forcimin e reformave ligjore dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Ngjarja u moderua dhe koordinua nga Prof. Dr. Albana Metaj-Stojanova dhe Prof. Dr. Jeton Shasivari, profesorë në Fakultetin e Drejtësisë.

Ky bashkëpunim ndër-universitar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një tradite të qëndrueshme akademike në fushën e shkencave juridike në rajon.

Google+