Ai është autor i shumë librave mbi temat e psikologjisë, filozofisë, ekonomisë dhe çështjeve ndërkombëtare.
Prof. Vaknin ka qenë i angazhuar si profesor vizitor i Psikologjisë në Universitetin Federal Jugor në Rostov mbi Don në Rusi (2017-2022) dhe Profesor i Psikologjisë Klinike dhe Menaxhimit të Biznesit në CIAPS (Instituti i Përparuar dhe Profesional i Komonuelthit) në Kembrixh dhe Birmingam, MB; Ontario, Kanada; dhe Lagos, Nigeri.
Prof. Vaknin, në UEJL, do të ligjërojë lëndë nga psikologjia dhe ekonomia.
