Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Inteligjenca Artificiale në fokusin e trajnimit të stafit të UEJL-së

Në kuadër të programit për zhvillimin dhe trajnimin e stafit, nga 3-5 shtator, u mbajt trajnimi trandicional, i cili këtë vit kishte temë kryesore: “Inteligjenca Artificiale (AI) në Arsimin e Lartë: mundësitë, sfidat, përgjigja e UEJL-së”, ku merrte pjesë i gjithë stafi i Universitetit.

“Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar një rritje të qëndrueshme ndër vite dhe këtë e vërtetojnë të gjitha parametrat”, theksoi Rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ai prezantoi arritjet dhe sfidat kryesore në nivel institucional, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në kuadër të programit të trajnimit të stafit fjalim mbajti edhe Paul Foster nga Universiteti Montana i SHBA-ve, i cili bëri një krahasim të zhvillimit të UEJL-së nga fillimi dhe tani, si njohës i Universitetit që nga vitet e para të funksionimit.

Në këto trajnime dominuan tema për zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, si dhe qasjet fillestare të Universitetit për të përdorur AI në mënyrë efektive dhe të përshtatshme.

Po ashtu, stafi pati mundësi të njihet me me tendencat më të fundit përmes EUA dhe ndryshimeve institucionale në lidhje me hulumtimet dhe projektet hulumtuese, aktivitetet e komunikimit me komunitetin me ndikim komercial dhe promovues.

Fakultet me stafin e tyre realizuan punltori për përgjigje ndaj sferave kryesore për përmirësim bazuar në komentet e studenteve nga vlerësimi.

Google+