Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore bëhet institucion partner në aleancën e universiteteve evropiane "CHALLENGE.EU”

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), me kënaqësi njofton se më 28 qershor 2024, së bashku me 8 universitete të tjera evropiane morën vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për dorëzimin e projektit CHALLENGE.EU, në kuadër të Shpalljes Erasmus + Aleanca e Universiteteve Evropiane.

Aleanca CHALLENGE.EU bashkon 9 institucione të arsimit të lartë nga e gjithë Evropa me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Offenburg-ut (Gjermani), si institucioni kryesor, i ndjekur nga Universiteti i Evropës Juglindore (Maqedonia e Veriut), ECAM LaSalle (Francë), Universiteti Evropian i Lisbonës ( Portugali), Universiteti i Shkencave Jetësore dhe Teknologjive në Letoni (Letoni), Universiteti i Suedisë së Mesme (Suedi), Universiteti i Shkencave dhe Arteve të Aplikuara në Zvicrën Veriperëndimore (Zvicër), Universiteti Evropian i Valencias (Spanjë) dhe Universiteti i Warmia dhe Mazury (Poloni). Kjo iniciativë, do të lehtësojë bashkëpunimin afatgjatë dhe strategjik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, duke promovuar hulumtimin inovativë dhe strategjitë arsimore për të adresuar sfidat shoqërore.

Konsorciumi CHALLENGE.EU është i themeluar mbi një kuptim të përbashkët se proceset e hapura dhe gjithëpërfshirëse të inovacionit do t'i bëjnë Universitetet Evropiane më reziliente ndaj ndryshimeve dhe të pajisura më mirë për t’i përmbushur Sfidat e Mëdha të shekullit të 21-të. Ky përfaqëson një hap të rëndësishëm në transformimin e arsimit të lartë në Evropë.

Aleanca CHALLENGE.EU është një nga 14 aleancat e reja në kuadër të Shpalljes Erasmus+ 2024, të Universiteteve Evropiane, e cila parashihet të zgjasë 4 vjet.

Google+