Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik hapi zyrat në UEJL

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, me një solemnitet rasti, sot (12.06.2024), hapi zyrat në Universitetin e Evropës Juglindore.

“Hapja e këtyre zyrave paraqet një derë ku studentët tanë, do të mund të drejtohen dhe të marrin informacione të ndryshme dhe në të njëjtën kohë, do të jenë një urë lidhëse ndërmjet Universitetit dhe këtij institucioni”, tha në fjalën e saj, Këshilltarja për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Florie Ismaili.

“Tashmë të gjithë qytetarët e rajonit të Pollogut do të kenë mundësi më për së afërmi të informohen për mundësitë e realizimit të projekteve të tyre përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Falënderoj rektorin Akademik Abdylmenaf Bexheti për mbështetjen e kësaj ideje, ku heliksi i trefishtë do të jetë në funksion të qytetarëve, komunitetit akademik dhe institucioneve publike.”, theksoi mes tjerash në fjalimin e tij të hapjes drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili.

Ai gjithashtu përmendi disa nga projektet e përkrahura nga kjo drejtori dhe që kanë të bëjnë me përkrahjen e inovacionit në mësimdhënie në formën e laboratorëve të specializuara.

Google+