Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Panel diskutimi për transformimin e shoqërisë dhe hakathon për inovacion social sipas perspektivës rinore

Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në Bashkëpunim me Institutin “Maks van der Shtul”, sot (27 maj 2024), mbajti Festivalin me temë: Si ta transformojmë shoqërinë tone? Perspektiva nga akademia, shoqëria civile dhe institucionet publike”.

“Transformimi i shoqërisë është një koncept shumë i gjerë, kompleks dhe shumëdimensional. Qeverisja e mirë kërkon përkushtim sistematik dhe gjithëpërfshirës të të gjithëve, duke filluar nga politikbërësit, sektori privat, shoqëria civile, mediumet, akademia dhe përfshirja e gjeneratave të reja, pasi kjo është edhe esenca e këtij transformimi”, tha mes tjerash Rektori, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalën e tij përshëndetëse.

Ngjarjen e shpalli e të hapur, Fortesa Asani, hulumtuse në Institutin “Maks van der Shtul” dhe ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Në fjalim e saj hyrës dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Merita Zulfiu Alili, për maturantët dhe të pranishmit të tjerë prezantoi ofertën e programeve studimore të fakultetit.

Ngjarja u zhvillua në dy panele, edhe atë, në sesionin e parë, me temë: “Qeverisja e mirë për standarde më të mira jetese”, dhe në sesionin e dytë, me temë: “ Roli dhe zëri i të rinjve në krijimin e ndryshimeve shoqërore”.

Ngjarja më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte Hakathon-i për ndryshim social, me temë: “ Inovacioni i udhëhequr nga të rinjtë: Eksplorimi i zgjidhjeve kreative për adresimin e sfidave lokale”. Në garën e zhvilluar mes të rinjve, tre vendet e para u shpërblyen për idetë më inovative për zgjidhjen më të mirë të problemeve të adresuara lokale. Vendin e parë e fitoi Gjimnazi “Zef Lush Marku”, nga Shkupi, vendin e dytë Shkolla e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” – Tetovë dhe vendin e tretë e fitoi Shkolla e Mjekësisë “Pançe Karagjozov", nga Shkupi.

Google+