Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua libri “Dallëndyshja e kujtesës” e autorit Nexhat Pustina

“Dallëndyshja e kujtesës”, ishte titulli i librit, me autor Nexhat Pusitna, që sot u promovua në ambientet e Bibliotekës “Maks va nder Shtul” të Universitetit të Evropës Juglindore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, falënderoi organizatorët për përzgjedhjen e bibliotekës si vendin më të duhur për promovimin e këtij libri.

“Pavarësisht prejardhjes së tij dibrane, poeti Nexhat Pustina është një tetovar i natyralizuar dhe për këtë ne jemi krenar”, tha mes tjerash Rektori Bexheti .

Për librin, foli botuesi Emin Azemi, i cili theksoi se me këtë botim dëshiron t’ua prezantoj publikut më të gjerë, poetët që në një farë mënyre janë lënë në harresë.

Në promovim, foli edhe gazetari dhe publicisti, Nijazi Muhamedi, që theksoi rëndësinë e riaktulizimit të poetëve të gjeneratave më të vjetra dhe të njëjtit të përfshihen në planprogramet e shkollave dhe universiteteve tona.

Për rëndësinë e librit foli edhe gazetari Bardhyl Zajmi, i cili theksoi rëndësinë e poetikës së Nexhat Pustinës në letërsinë shqiptare në përgjithësi.

Libri “Dallëndyshja e kujtesës” është një përmbledhje antologjike e poezive më të njohura të poetit Nexhat Pustina.

Libri është botuar nga Agora Print dhe promovimi është përkrahur nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Google+