Aktiviteti u organizua nga Fakulteti i Drejtësisë në kuadër të misionit për kontribut ndaj komunitetit dhe ndikimit shoqëror, si dhe pajisjen e të rinjve me aftësi themelore për konceptet juridike.
Maturantët kishin mundësi të dëgjojnë ligjërata të ndara në dy sesione nga të gjitha sferat e drejtësisë, ku ligjërues ishin profesorët e Fakultetit të Drejtësisë edhe atë:
- Prof. Dr. Jeton Shasivari ligjeroi në temën: ‘’ ’Llojet e shteteve sipas trajtës së sundimit: Monarkia dhe Republika’’
- Doc. Dr . Albana Metaj- Stojanova në temë: “Identiteti juridik i personave fizikë: Pse emri juaj ka rëndësi?”,
- Doc. Dr. Vedije Ratkoceri në temë: ‘’Krimi dhe ndëshkimi’’ dhe
- Prof. Dr. Arta Mero : ’Rrugëtimi juridik drejt familjes – të drejtat dhe përgjegjësitë’’
Temat e trajtuara zgjuan një interes të veçantë te të rinjtë të cilët përmes pyetjeve dhe diskutimeve me ligjëruesit shuan kuriozitetet e tyre rreth këtyre temave.
Në fund, si përmbyllje me sukses e aktivitetit për nxënësit u ndanë certifikata për pjesëmarrje, ndërkaq për profesorët e shkollave të mesme dhe ligjëruesit mirënjohje.
