Qëllimi i konferencës ishte ndërtimi i kapaciteteve institucionale të këshillave fiskal në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mbështetja e Bankës Botërore dhe Komisionit Evropian ishte shtytësi kryesor në krijimin dhe konstituimin e Këshillit Fiskal në Maqedoninë e Veriut. Roli i këtij institucioni fiskal të pavarur mbetet në fokus primar për konsolidim fiskal dhe performance prudente fiskale në vend që është edhe një nga parakushtet kryesore për konvergjencë fiskale me BE-në në procesin e negociatave e jo vetëm.”, thotë Rektori Bexheti.
Këshilli Fiskal nëpërmjet informimit për gjendjen faktike të politikës fiskale kontribuon në nxitjen e transparencës më të madhe, përgjegjësisë dhe forcimit të besueshmërisë së menaxhimit të buxhetit.
