Delegacionin e priti prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, dekania e Fakultetit të ShkencaveShoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Merita Zulfiu Alili, drejtori i Institutit “Maks va nder Shtul”, Prof. Dr. Veli Kreci dhe përgjegjësi i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Bujar Sinani.
Në kudër të vizitës zëvendësambasadorja Xhulian Smith, për studentët e UEJL-së mbajti një ligjëratë me temë: “Përfshirja dhe fuqizimi ekonomik i grave”, në të cilën prezantoi pikëpamje për të mundësuar përfshirjen e barabartë të grave në punësim, por edhe në të gjitha aspektet tjera.
Ligjëratën e hapi, dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Merita Zulfiu Alili, e cila e vuri në pah punën që bënë Fakulteti për të mundësuar përfshirjen e studentëve në tema të barazisë gjinore dhe krijimin e mendimit kritik mes tyre për tema kaq të ndjeshme.
Në fjalimin e saj mirëseardhës, prorektorja Besa Arifi theksoi se Universiteti është përkrahës i pa rezervë i të gjitha nismave dhe programeve që kanë të bëjnë me përfshirjen ekonomike dhe fuqizimin e grave dhe i inkurajon studentët të përfshihen dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në to.
“Statistikat flasin për një pabarazi të theksuar të grave gjatë punësimit, por është shumë vitale që gratë të jenë të përfshira dhe të barabarta në të gjitha aspektet.“, tha mes tjerash në ligjëratën e saj, zëvendësambasadorja Smith.
Në kudër të temës, Prof. Dr. Memet Memeti, prezantoi modele se si mund ta përmirësojmë barazinë dhe fuqizimin e femrave në qeverisjen vendore.
Aleksandra Filipova, nga Këshilli Nacional Rinor, prezantoi për Praktikat dhe Rrugët e Karrierës – si e gjeni atë që dëshironi dhe çfarë mund të bëni?.
Sara Milenkovska, nga rrjeti Stella, prezantoi lidhur me Mentorimet dhe udhëzimet – kush mund t'ju ndihmojë të gjeni pavarësinë tuaj ekonomike?.
Në fund, nëpërmjet pyetjeve u realizua diskutim për temën me studentët e shumtë të pranishëm në ligjëratë.
