Në këtë konferencë, fjalim përshëndetës mbajti edhe Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili foli për kontributin shumëdimensional të Akademik Luan Starovës e në veçanti në arsimin sipëror, duke theksuar edhe angazhimin dhe kontributin e tij si staf i UEJL-së në dekadën e parë të funksionimit.
“Kontributi i akademik Starova ka qenë shumëdimensional dhe për këtë më së miri dëshmon krijimtaria e tij e njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel ndërkombëtar”, veçoi Rektori Bexheti.
Luan Starova ka qenë një romansier i shquar, eseist, poet dhe diplomat i njohur. Ai ka qenë pjesë e stafit akademik të UEJL-së në periudhën 2002-2009.