Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL mirëpret dy hulumtues të rinj!

UEJL vazhdon rrugën e tij në ofrimin e mundësive konkurruese për hulumtuesit dhe studiuesit e rinj, duke e bërë të mundur kthimin e trurit.

Kohëve të fundit, dy nga të diplomuarit tanë, Lejla Ademi- bursiste “The McCall MacBain Clean Air Fellow” nga Universiteti i Birmingham-it, dhe Fortesa Asani- bursiste “Chevening” nga “London School of Economics and Political Sciences”, iu bashkuan Institutit Maks van der Shtul (https://mvdsi.seeu.edu.mk/), krahas kolegut tonë Prof. Mennan Selimi, bursistë post-doktoratë nga Universiteti Kembrixhit, i cili u bashkua radhëve tona në vitet e fundit. UEJL është përkushtuar për krijimin stafit hulumtues shumë konkurrues duke investuar më tej në kapacitetin e burimeve njerëzore. Ne besojmë fort se akademia duhet të përqendrohet në kthimin e trurit, e cila me shumë gjasë do të sjellë një rritje të lartë të kapitalit njerëzor. Menaxhmenti i UEJL-së tregon aftësi të plotë për të mbajtur rrugën e tij deri në arritjen e cilësisë së plotë.

“Pasi vija nga një qytet me ndotje të rëndë të ajrit, isha gjithmonë e etur të fitoja trajnimin e nevojshëm për të luftuar këtë çështje. Prandaj, jam pafund mirënjohëse ndaj “McCall MacBain Clean Air Fellowship”, që ma dhanë mundësinë për të ndjekur studimet e mija në Programin “Ndotja e Ajrit, Menaxhimi dhe Kontrolli” në Universitetin e Birmingham-it," tha znj. Ademi. “Bashkimi me grupin hulumtues “Environment and Health Group-(EHG)” të Institutit Institutit Maks van der Shtul në UEJL, grupi i vetëm i hulumtues që merret me çështjet mjedisore në qytet, ofron një mundësi unike për të ndjekur pasionin tim dhe për të punuar në adresimin e ndotjes së ajrit në qytetin tim.”

Znj. Asani theksoi se “Përmirësimi i jetës së njerëzve dhe rritja e mirëqenies së tyre ishin motivimi im kryesor për të ndjekur një master në Politikën Sociale në “London School of Economics and Political Sciences”. Kthimi në vendin tim dhe në veçanti, bashkimi me Institutit Maks van der Shtul si një qendër kryesore e hulumtimit brenda Universitetit të Evropës Juglindore, do të më japë mundësinë për të hulumtuar dhe projektuar politika që do të kenë ndikim të vërtetë në shoqëri.”

Google+