Në fjalimin e tij, Rektori Bexheti e falënderoi qeverinë sllovake dhe taksapaguesit sllovak për mbështetjen për realizimin e këtyre projekteve, të cilët ofrojnë mundësi të shumta për ekonominë.
“Efektet e ekonomisë qarkore janë të shumëfishta e në radhë të parë ambientaliste, shoqërore dhe ekonomike”, theksoi në fjalimin e tij Rektori Bexheti.
Ambasadori sllovak, Sh.T. Henrik Markuš, në fjalimin e tij i shpjegoi qëllimet pse SllovakAid e ka përkrahur këtë projekt, cilët janë mundësitë dhe përfitimet për vendin. Ai tha se është më rëndësi të ngritët vetëdija e qytetarëve e më pas të gjinden zgjidhje sistematike për problemin me mbeturinat.
Prezantimin e përmbledhës për gjetjet në kuadër të projektit e bëri Avni Arifi, koordinator i projektit.
Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të kompanive, studentë në drejtimet ekologjike dhe staf akademik e administrativ.
