Në këtë punim trajtohet një lloj i ri dhe mëse i rëndësishëm i financimit të biznesit të vogël dhe ideve sipërmarrëse. Biznes engjëjt janë zgjidhje e rëndësishme e bizneseve të reja të vogla dhe të mesme, por edhe për bizneset ekzistuese, të cilat kanë ide, projekte tërheqëse dhe premtuese, por nuk kanë mjete financiare. Në mendimet e tyre gjithmonë është e pranishme motoja “megjithatë mund edhe më shumë të fitohet”.
Në punim, gjithashtu trajtohen edhe llojet e ndryshme të biznes engjëjve, motivet për investim në bizneset e vogla, procesi i investimit nga biznes engjëjt, format e organizimit të biznes engjëjve etj.
Publikim ndërkombëtar i Mr. Veland Ramadanit: "Biznes engjëjt - kush në të vërtetë janë ata?"
15 mars 2010
"Biznes engjëjt-kush në të vërtetë janë ata?" (“Business Angels-Who They Really Are”), është publikimi më i ri shkencor i Mr. Veland Ramadanit, asistent në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në UEJL. Ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare të botuesit me renome botërore John Wiley and Sons (Strategic Change: Brifings in Entrepreneurial Finance, John Wiley & Sons Ltd., Chichester, UK, Vol. 18, Issue 7/8, p. 249-258, ISSN: 1086-1718).
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics