COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Doc. dr. Brikena Xhaferi zgjidhet anëtare e Bordit këshillues në Revistën shkencore ndërkombëtare “Revista de Lengua para Fines Específicos“

Doc. dr. Brikena Xhaferi u zgjodh anëtare e Bordit këshillues në Revistën shkencore ndërkombëtare, Revista de Lengua para Fines Específicos (LFE).

Kjo është një revistë shkencore sipas modelit peer-reviewed, e cila botohet që nga viti 1993 dhe del një herë në vit në Universitetin Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë.
Kjo revistë boton artikuj origjinal shkencor në këto gjuhë: spanjisht, aglisht, frëngisht dhe gjermanisht.Artikujt e botuar në këtë revistë janë nga fusha e lingusitikës aplikative dhe para së gjithash fokusohen në gjuhët për qëllime specifike.
Këtu përfshihen këto disciplina: pragmatika, analiza kontrastive, gjuhët globale, zhvillimi dhe implementimi i korporave të specializuara dhe softverit, teknika dhe metodologjia e mësimdhënies dhe mësimnxënies, zhvillimi i kurrikulave etj.
Revista poashtu boton artikuj të cilat i përshkruajnë projektet qe janë duke u bërë në fushën e gjuhëve për qëllime specifike.
Google+