Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U promovua libri “Ekonomiksi19e” i përkthyer dhe përshtatur nga Avdullah Hoti

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të sjellë dhe promovojë libra me vlerë universale në fusha të specializuara që u dedikohen studentëve, stafit akademik dhe publikut më të gjerë.

“Ekonomiksi19e”, është titulli i librit me autorë Paul A Semuelson dhe William D. Nordhaus i përkthyer dhe përshtatur, nga Avdullah Hoti, i cili sot (29 martë 2023), në organizim të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë u promovua në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në fjalën e tij, rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti, falënderoi autorin, që ka zgjedhur UEJL-në për ta promovuar një libër kaq të rëndësishëm në fushën e ekonomisë.

“Libri i përkthyer dhe përshtatur nga Avdullah Hoti paraqet një vepër shumë të nevojshme dhe mjaftë të dobishme pasi i dedikohet hapësirës shqiptare të arsimit të lartë. Nuk njoh dhe nuk ka patur ndonjë libër tjetër më gjithëpërfshirës dhe më i thjeshtë në shpjegimin e problematikave më komplekse ekonomike” tha mes tjerash Rektori Bexheti.

Autori i librit, Avdullah Hoti, falënderoi Rektorin Bexheti, dakanen Hyrije Abazi –Halili për gjithë organizimin dhe dhënien e mundësisë së promovimit të këtij libri para stafit dhe studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore.

“Është një libër që nuk i dedikohet vetëm studentëve të vitit të parë të ekonomisë, por edhe të gjitha drejtimeve të tjera. Libri ka shumë filozofi ekonomike dhe në çdo botim është përditësuar. Për më shumë se gjysëm shekulli libri i ka rezistuar kohës dhe është bërë një udhërrëfyes jo vetëm për studentët dhe profesorët, por edhe për studiuesit dhe publikun më të gjerë rrethe ekonomisë”, tha autori Avdullah Hoti.

Në cilësinë e shkruesit të fjalës hyrëse të librit, i pranishëm në promovim ishte edhe akademik Isa Mustafa, i cili foli për librin si një vepër e qëlluar dhe me peshë kryesore në fushën e ekonomisë.

Dekanja e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi-Alili e cila e moderoi promovimin e shprehi kënaqësinë që Fakulteti është nikoqir i kësaj ngjarje kaq domethënëse për literaturën e ekonomisë.

Në emër të shtëpisë botuese prestigjioze Education Center, foli përfaqësuesja Merita Memeti-Gagica.

Google+