COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL e shënoi 20 vjetorin e themelimit

Universiteti i Evropës Juglindore, me një ceremoni solemne, sot (19 nëntor 2021), shënoi 20 vjetorin e themelimit dhe promovoi laureatin Pol Foster Doktor Honoris Causa,.

Në Ceremoni morën pjesë: ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Burnes, shefi i delegacionit të BE-së, David Geer, shefi i misionit të OSBE-së, Clemens Koja, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, përfaqësues të trupave rregullator në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut, rektorë dhe përfaqësues të bashkësisë së biznesit dhe mysafirë të tjerë të lartë.

Rektori i Universitetit të Evropës, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, tha se Dita e Universitetit, përkon me shumë data të rëndësishme kombëtare. Ai tha se ne e festojmë jubileun 20 vjeçar të themelimit të Universitetit tonë, kurse pas dy ditësh e shënojmë 113 vjetorin e Alfabetit të Unifikuar të Gjuhës Shqipe. Këto janë dy festat tona dhe pashmangshëm të lidhura me njëra – tjetrën; Universiteti si tempull i arsimimit sipëror dhe Dita e Alfabetit si fondament i identitetit tonë gjuhësor dhe kulturor.

Duke folur për të arriturat e Universitetit, Rektori Bexheti theksoi se UEJL, me sukses vazhdon të rrugëtojë si Universitet unik tre-gjuhësor, me mbi 30 programe studimore deridiplomike, mbi 40 programe studimore të ciklit të dytë, 3 programe specialistike dhe 12 programe studimore të ciklit të tretë, me gjithsej mbi 4.000 studentë aktiv.

Në fjalimin e tij, Rektori Bexheti i veçoi objektivat dhe rrugën e Universitetit në të ardhmen, që falë edhe përkrahjes së vazhdueshme të institucioneve të arsimit të lartë, me theks të veçantë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Financave, Trupave rregullatorë dhe mbikëqyrëse, Donatorëve të palodhshëm ndërkombëtar, do të vazhdojë me përkushtim rrugën për standarde cilësie, fleksibilitet karshi tregut, vlera multikulturore, ndërkombëtarizim e digjitalizim permanent, bashkëpunim ndëruniversitar në vend dhe jashtë.

“Sot shënojmë 20 vjetorin e themelimit të universitetit të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i formuar sipas një modeli unik të partneritetit privat publik dhe paraqet model jo vetëm në vend, por edhe me gjerë në regjion. Ky përvjetorë siç është i rëndësishëm për ju si bashkësi akademike po ashtu është i rëndësishëm edhe për shtetin.”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

“Është kënaqësi për mua të marrë pjesë në emër të SHBA-ve që së bashku të festojmë këtë përvjetor. Kjo javë, po ashtu është Java Ndërkombëtare e Arsimit, një moment i përsosur për të theksuar marrëdhëniet e forta që kanë ekzistuar që nga themelimi mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe SHBA-ve. “, tha mes tjerash në fjalimin e saj, ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes.

Laureati Doktor Honoris Causa, Pol Foster, e falënderoi Rektorin Bexheti, me të cilin tha se ka bashkëpunuar intensivisht këto 20 vite.

“Jam i kënaqur që e shoh UEJL-në në rrethana kaq të mira dhe kam besim se nën udhëheqjen tuaj, universiteti do të vazhdojë të rritet. “, tha Prof. Dr. Pol Foster.

Me rastin e 20 vjetorit, në shenjë mirënjohje institucioneve shtetërore, ambasadave kryesore donatore, kompanive bashkëpunëtore dhe personaliteteve që kanë kontribuar në zhvillimin e Universitetit, UEJL u ndau mirënjohje dhe plaketa.

Për anën artistike të manifestimit u kujdesën artistët e njohur të muzikës klasike, Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftijari , si dhe Lulesa Pajaziti dhe Labinot Abduramani.

Google+