COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesori Veland Ramadani nga Universitetit të Evropës Juglindore në mesin e 2% shkencëtarëve më me ndikim në botë

Profesori i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, Veland Ramadani është renditur në mesin 2% shkencëtarëve më me ndikim në botë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Lista është përgatitur nga një ekip treantarësh nga Universiteti i Stenfordit, i udhëhequr nga profesori Xhon Joanidis.

Profesori Ramadani, thotë se është nderë dhe mirënjohje të jetë në mesin e 2% shkencëtarëve më me ndikim në botë, sipas numrit të citimeve të punimeve shkencore autoriale edhe atë për herë të dytë, pasi edhe vitin e kaluar ishte në listën e Universitetit të Stenfordit.

“Me shumë punë, rrjetëzim me autorë të njohur në botë, përkrahjes së pakusht të familjes dhe Universitetit të Evropës Juglindore arrita të depërtoj në kanalet botërore të këtij rangu dhe karakteri. “, thotë Prof. Dr. Veland Ramadani.

Lista e 2% shkencëtarëve me ndikim më të madh në botë për vitin 2021 është rezultat i analizave gjithëpërfshirëse për shkencëtaret nga Universiteti i Stenfordit, për formimin e së cilës janë analizuar një numër i madh i treguesve, sië janë: numrit të përgjithshëm të punimeve të publikuara, citimit, h-index të citimit, vitet e kaluara nga punimi i parë i publikuar i shkencëtarit, si dhe impakti i përgjithshëm në fushën përkatëse të hulumtimit.

Studimi i Universitetit Stenford përfshinë rangimin e 7 milion shkencëtarëve nga e gjithë bota, nga 22 fusha dhe 176 nën - fusha të studimit.

Google+