Konferenca u organizua nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit të Universitetit të Evropës Juglindore.
Fjalim rasti, në hapjen e Konferencës, mbajti prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Besa Arifi, e cila e theksoi rëndësinë e gjuhës si mjet për tu kuptuar më mirë me njëri tjetrin dhe me të tjerët.
“UEJL është institucion qe ka zhvilluar politiken e përdorimit fleksibil të gjuhëve dhe paraqet shembull pozitiv ku përdorimi paralel i tri gjuhëve zyrtare funksionon në mënyrë te shkëlqyer”, tha prorektorja Arifi.
Ajo falënderoi pjesëmarrësit për kontributin dhe theksoi se UEJL është dhe do të mbetet gjithmonë vend ku mund t’i shtrojnë dhe prezantojnë idetë dhe punën e tyre profesionale.
Punimet e kësaj konference pritet të botohen në një përmbledhje të veçantë.
