Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt trajnimi i stafit-UEJL i dallueshëm dhe me ndryshime të vazhdueshme

Universiteti i Evropës Juglindore, më 18 dhe 19 gusht, në kuadër të aktivitetit të përvitshëm për Zhvillim Profesional e realizoi trajnimin e stafit akademik dhe administrativ, ku këtë vit kishte temën boshte “Nga normativa në pozitivë (deklaratat, aktet dhe performanca)”.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij prezantoi mjedisin e arsimit të lartë në përgjithësi dhe në UEJL në veçanti, prezantoi strukturën akademike në aspektin e programeve studimore, burimeve njerëzore, mënyrën e mësimdhënies në funksion të rrethanave në të cilat gjendemi, aktivitetet dhe kapacitetet hulumtuese dhe rezultatet e tyre, si dhe konceptin e bursave për studentët.

“Në krahasim me objektivat dhe me gjithë të tjerët ne e kemi hapin më të shprehur dhe ndryshimet janë po ashtu më të shprehura, duke filluar nga ato akademike, menaxheriale, deri te ato të angazhimeve hulumtuese edhe të përmbushjes së rezultateve dhe performancës në përgjithësi”, tha mes tjerësh Rektori Bexheti.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan shumë tema të lidhura me temën boshte, si “Sfidat e mësimdhënies dhe të nxënit gjatë pandemisë: digjitalizimi, mënyra hibride, prezenca e studentëve, etj .”; “Zhvillimet e fundit në hulumtim dhe projektet në UEJL”;”Vlerësimi i shërbimeve administrative - prezantimi dhe diskutimi”.

Trajnimi i stafit bëhet çdo vit dhe ka për qëllim zhvillimin e vazhdueshëm dhe përforcimin e tij të mëtutjeshëm në një staf cilësor. Temat e trajnimit rrjedhin nga procedura e vetëvlerësimit, e cila plotësohet çdo vit nga secili anëtar i stafit.

Trajnimi u zhvillua në sesione, duke respektuar të gjitha masat kundër Pandemisë Covid 19.

Google+