Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL promovohet programi i Ministrisë së Arsimit “Racion për çdo Student”

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mila Carovska në shoqërinë edhe të zëvendësministrit Arafat Shabani, në praninë e studentëve të UEJL-së dhe të UT-së dhe rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, sot (19 gusht), promovoi programin e ri të Ministrisë për subvencionimin e një racioni për çdo studentë.

Takimi, me studentët, për shkak të respektimit të masave të miratuara nga autoritetet shëndetësore u zhvillua në ambient të hapur.

“Dua ta nënvizoj komponentët se sot, këtu në UEJL, për herë të parë, promovohet programi për subvencionim të një racioni ditor për çdo student, që u dedikohet të gjithë shtetasve të RMV-së, që është i orientuar drejt individit, studentët, pavarësisht nga institucioni ku ata janë. Pra, promovimi i konceptit një shoqëri për të gjithë, ku individi është në qendër të vëmendjes dhe dhënia e shanseve të barabarta për të gjithë. “, tha në fjalimin e tij, Rektori Bexheti.

Rektori i ftoi studentët të aplikojnë për të realizuar këtë të drejtë për programin racion i subvencionuar.

Rektori Bexheti, e shprehu edhe qëndrimin e bashkësisë akademike, që procesi mësimor të zhvillohet me prani fizike, pasi nisur nga të dhënat paraprake, nëse vazhdohet edhe më tej, atëherë do të vihet në diskutim validiteti i diplomës.

“Ne në UEJL, jemi të vendosur që mësimin ta vazhdojmë me prani fizike. Aktualisht rreth 70% e stafit është vaksinuar me dy doza dhe rreth 20% me një dozë. Po ashtu me ndihmë të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, sipas të dhënave të kryetarit Agron Demiri, deri tani janë vaksinuar rreth 500 studentë. “

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, tha se bashkë me Universitetin dhe vetë parlamentet studentore kemi realizuar bashkëpunim konkret që ka nxjerrë rezultate të dukshme dhe varësisht nga mundësitë buxhetore do të vazhdojmë që hap pas hapi t’i realizojmë. Ne si ministri, me rekomandimet tuaja, kemi arritur që të dyfishojmë numrin e bursave, duke shtuar edhe bursat për magjistraturë dhe doktoraturë.

Lidhur me kriteret dhe kushtet e e aplikimit për programin Racion për çdo studentë foli zëvendës ministri Arafat Shabani.

Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Agron Demiri, e falënderoi ministren e Arsimit për bashkëpunim të përbashkët dhe pranimin e kërkesave për subvencionimin e studentëve për ushqim, pavarësisht se në cilin universitet studiojnë. Si rezultat të këtij bashkëpunim dhe dialogut të rëndësishëm ne kemi rritje të bursave, të cilat janë dyfishuar.

Google+