COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në mesin e universiteteve shqiptare në regjion sipas QS World University Rankings

Baza më e madhe në botë për rangimin e universiteteve, QS World University Rankings, e ka renditur Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të dytin në Maqedoninë e Veriut dhe të parin nga universitetet shqiptare në regjion.

Gjatë rangimit të universiteteve janë marrë për bazë nëntë kritere, edhe atë: reputacioni akademik, reputacioni nga punëdhënësit , proporcioni i staf/studentë, numri i publikimeve shkencore, numri i stafit ndërkombëtar të përfshirë në mësimdhënie, numri i studentëve ndërkombëtarë, rrjeti ndërkombëtar i hulumtimeve, ueb impakti dhe prania institucionale në internet dhe citimet e punimeve shkencore të stafit nga hulumtues të tjerë anembanë botës.

Universiteti i Evropës Juglindore është vlerësuar mjaftë lartë në të gjitha këto kritere, sidomos në numrin e studentëve ndërkombëtarë, të stafit ndërkombëtar dhe të stafit me doktoraturë(PhD), ku është vlerësuar me 100 pikë. Universiteti është vlerësuar lart edhe sa i përket citimeve të punimeve shkencore të stafit akademik nga shkencëtarë e hulumtues në mbarë botën, edhe atë me 84.6 pikë, që e rendit atë në vendin 41, në rajonin e Evropës Juglindore.

Në rangimin regjional të QS World University Rankings, janë përfshirë 400 universitete më të mira nga shtetet e Evropës Qendrore, Juglindore dhe Lindore.

Universiteti i Evropës Juglindore gëzon reputacion mjaftë të mirë në të gjitha rangimet e organizuara nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, por edhe në nivel shtetëror.

Linku i rangimit: https://www.topuniversities.com/university-rankings/eeca-rankings/2021

Google+