“Maqedonia ka shkallën më të lartë të papunsueshmërisë në rajon dhe gjendet në vendin e parafundit, menjëherë para Kosovës. Gjendja e tregut të punës në Maqedoninë e Veriut është asimetrike, posaçërisht në dekadën e fundit, ku ka një mospërputhje mes asaj që ofrohet dhe asaj që kërkohet nga tregu i punës. Pra, në njërën anë kemi shkallë të lartë të papunësisë dhe në anën tjetër kemi kërkesa të punëdhënësve dhe mungesë të profile që ata i kërkojnë. Problemi nuk është ciklik në ekonominë e vendit, por është struktural. “, tha mes tjerash Rektori Bexheti.
“Universiteti ka bërë hapa konkret në ofrimin e profileve të kërkuara nga tregu i punës, duke strukturuar horizontalisht ofertën e programeve studimore . Nga viti i kaluar ka filluar me shumë sukses të funksionojë drejtimi i Arkitekturës dhe Dizajnit, kurse këtë vit ofrohet programi studimor ndërdisiplinor Energji, Ekologji dhe Ekonomi. “, theksoi Rektori Bexheti.
Ai, po ashtu tha se analizat e fundit lidhur me profesionet e së ardhmes në Maqedoninë e Veriut tregojnë se në 10 vitet e ardhshme mbi 90% prej tyre do të kërkojnë shkathtësi digjitale. Janë të çuditshëm zërat që janë kundër digjitalizimit. Kjo është një qasje shumë e gabuar”, theksoi Rektori Bexheti.
Lidhur me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, ai tha se Universiteti i ndihmuar nga partnerë ndërkombëtarë dhe vendorë ka krijuar dy qendra që ndihmojnë të rinjtë gjatë punësimit: ICane në Gostivar dhe Future Skills Jobs në kampusin e Universitetit në Tetovë. Që nga viti 2004, i pari në rajon, me ndihmën e USAID dhe Universitetit Indiana, e themeloi Qnedrën e Karrierës, që ndihmon dhe ndjek punësimin e studentëve.
Nga audienca në këtë debat u parashtruan shumë pyetje lidhur me krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve.
