Gjatë këtyre 4 ditëve u prezantuan afër 350 punime në fusha të ndryshme të migracionit dhe u organizuan 2 sesione plenare dhe një tryeze e rrumbullakët.
Ekspert të fushës së migrimit, trajtuan aspekte të ndryshme të këtij fenomeni, duke prezantuar hulumtime, modele të zgjedhjes së këtij problemi, si dhe prezantuan rezultate konkrete lidhur me këtë sferë të ndjeshme globale.
Stafi i fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, dekanati- Dekani Prof.Dr. Memet Memeti dhe bashkëkryesuesja e kësaj konference, Prof.Dr. Merita Zulfiu-Alili, kontribuan permanent në mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje.
Konferencat e migracionit filluan në Qendrën Regent për studime transnacionale në vitin 2012, në kampusin e Regent Park të Universitetit Regent Londër, ku së pari pjesëmarrja ishte në shkallë të gjerë, konferencë e vlerësuar nga kolegët ndërkombëtarë me fokus në migracionin Turk në Evropë. Konferencat e mëparshme janë ndjekur nga 200 deri në 600 pjesëmarrës që vinin nga e gjithë bota: në Londër (2012), në Londër (2014), në Pragë (2015), në Vjenë (2016), në Athinë (2017), në Lisbonë (2018) dhe në Bari (2019).
