Anëtarët e ri të Bordit nga bashkësia ndërkombëtare janë: Klaus Tohterman (Klaus Tochtermann), i cili vjen nga Universiteti i Kielit, Gjermani dhe Xhon Parish Sproul (John Parrish Sprowl), nga Universiteti Indiana - IUPUI, SHBA. Nga Senati i Universitetit anëtarë të ri janë: Prof. Dr. Veronika Kareva, Prof. Dr. Veli Kreci dhe Prof. Dr. Visar Shehu. Anëtarë të Bordit nga komuniteti lokal janë: Prof. Dr. Elena Dumova dhe z. Nebi Hoxha.
Kryetar i ri i Bordit të Universitetit u zgjodh Prof. Dr. Klaus Tohterman, kurse zëvendëskryetar u zgjodh Prof. Dr. Veli Kreci.
Në këtë mbledhje Bordi, gjithashtu, zgjodhi edhe trupat punues të tij, si Komitetin Ekzekutiv dhe Komitetin për Auditim dhe Menaxhim të Rrezikut.
Mandati i anëtarëve të Bordit të ri, zgjat katër vite dhe do të përfundoj në gusht te vitit 2024.