“Zgjedhja ime, do të thotë një pozitë më e mirë e rinisë në arenën ndërkombëtare dhe një zë shumë më i fuqishëm i përfaqësimit rinor se sa ka qenë deri tash.“, shprehet Albërie Xhemaili.
Albërie Xhemaili është Alumni e Universitetit të Evropës Juglindore në studimet deridiplomike dhe aktualisht vijon studimet në master në drejtimin Diplomaci.
Platforma Ambasadorët e Rinj Evropian paraqet një rrjet kreativ i liderëve të rinj të ardhshëm, të cilët pritet të jenë influencerë të rëndësishëm në zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
