Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore po krijon Qendrën e Burimeve Rinore (QBR) në Gostivar për të gjithë rajonin e Pollogut

Universiteti i Evropës Juglindore, përmes një projekti të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, po krijon një Qendër të Burimeve Rinore (QBR) në Gostivar për të gjithë rajonin e Pollogut.

Misioni i Qendrës do të jetë krijimi i mundësive për të rinjtë duke ofruar trajnime, duke i mbështetur ata në kërkimet për punë dhe duke krijuar një rrjet krejtësisht të ri të të rinjve dhe punëdhënësve. Qendra gjithashtu do të veprojë si një qendër inovacioni me programe trajnuese inovative që do të mbështesin të rinjtë në ndjekjen e punëve të së ardhmes, veçanërisht në sektorin e TI, duke mbështetur gjithashtu zhvillimin e startup bizneseve.

Qendra e Burimeve Rinore do të hapet në shtator 2020 në një hapësirë të madhe dhe të rinovuar kohëve të fundit që përmban zyra private, hapësirë të përbashkët pune, kënde rekreative dhe teknologji të lartë. Rekreacioni do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e Qendrës. Salla e lojërave e Qendrës, kinemaja (amfiteatri), dhoma e fitnesit dhe kopshti i madh do të jenë në dispozicion të anëtarëve për aktivitete të ndryshme argëtuese, si një nxitje shtesë për anëtarësim. Stafi bazë i QBR tashmë është duke punuar në ambientet e kampusit të UEJL-së.

Google+