COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Dr. Nasir Selimi zgjidhet kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore

Prof. Dr. Nasir Selimi është zgjedhur kryetar i ri i Senatit të Universitetit të Evropës Juglindore, në mbledhjen e fundit të këtij organi, që u mbajt të martën (25 shkurt 2020). Profesor Selimi, e zëvendësoi Prof. Dr. Jonuz Abdullain, të cilit i përfundoi mandati.

Nasir Selimi është profesor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, që nga viti 2002. Shkollimin e kreu në vendlindje dhe në Prishtinë. Karrierën profesionale e filloi si ekonomist në sektorin e biznesit. Në vitin 2003, emërohet prodekan për çështje akademike në Fakultetin e Administrimit të Biznesit, UEJL, kurse, prej vitit 2004, e deri më 2008, ka qenë dekan i të njëjtit fakultet. Në periudhën 2018-2020 ka qenë anëtar i Bordit të Universitetit. Ka botuar një numër të punimeve shkencore në revista shkencore në gjuhë të huaja dhe në atë amtare. Prof. Nasir Selimi, po ashtu ka të botuar disa libra dhe tekste universitare në sferën e ekonomiksit dhe ekonomisë ndërkombëtare.

Senati është organi kryesor për çështje akademike të Universitetit.

Google+