Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Agron Demiri zëri i çdo studenti në UEJL

Agron Demiri, është studenti i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, i cili mori besimin të udhëheq me organizatën e studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor, pas zgjedhjeve të fundit studentore.

“Çdo detyrë në vete ka përgjegjësitë e veta, por duke qenë edhe unë në “lëkurën” e një studenti mendoj se më lehtë, do të mundem të zgjidh problemet dhe të jem zëri i çdo studenti të këtij Universiteti. Do të jem kritik në aspektin e padrejtësisë që mund t’u bëhet studentëve dhe assesi nuk do të lejoj të ndodh një gjë e tillë dhe do të jem kundër çdo lloj padrejtësie. I ftojë studentët të jenë kritik edhe ndaj neve si Parlament Studentor në qoftë se shohin se punët tona nuk janë në interes të tyre.”, thotë Demiri.

Parlamenti Studentor në vetë përfshinë edhe shumë sektorë të tjerë, të cilët kryesisht kanë si qëllim aktivizimin masiv të studentëve dhe shfrytëzimin e potencialit kreativ të tyre në drejtim të ndikimit më të madh në të gjitha aspektet e funksionimit të studentëve.

“Aktivitetet e PAS- it do të jenë të shumta dhe këtë ua kam premtuar studentëve, se do të mundohem deri në maksimum me të gjitha fuqitë e mia që i kam, me ndihmën edhe të anëtarëve tjerë të PAS- it t’i riaktivizojmë jo vetëm klubet që i kemi në kuadër tonin, por të mundohemi që t’i riaktivizojmë edhe studentët që të kyçen në aktivitetet që ne do t’i organizojmë si parlament.”, thekson Demiri.

Kryetari i studentëve të UEJL-së, thotë se ka krijuar një ekip të mirë, që kanë potencial dhe mbi të gjitha kanë vullnet që të punojnë dhe të jenë në shërbim të asociacionit dhe studentëve. Po ashtu, edhe bashkëpunimi me organet e Universitetit në të mirë të interesave të studentëve, do të jetë njëri nga prioritetet e Agron Demirit.

“Do të jem i hapur për kërkesat e Rektoratit në të mirën e studentëve dhe do të bashkëpunojë me të gjitha organet e tjera të Universitetit dhe veçmas do të bashkëpunojë me Qendrën e Karrierës, Bibliotekën “Maks van der Shtul” dhe Parkun Teknologjik.”, thotë ai.

Bashkëpunimi me asociacione të tjera të ngjashme në vend, por edhe më gjerë do të jetë gjithashtu njëri nga synimet e kryetarit Demiri dhe Parlamentit e Asociacionit Studentor

“Mendoj që të takohem me asociacionet e tjera dhe do mundohem të gjej një gjuhë të përbashkët për të realizuar projekte me ta. Unë e kam potencuar edhe në Planin e veprimit që bashkëpunimin me parlamentet studentore, organizatat e ndryshme joqeveritare dhe klubet e ndryshme që gjenden në vend apo jashtë vendit do të jenë padyshim primare gjatë mandatit tim si kryetar.”, vlerëson Demiri.

Parlamenti dhe Asociacioni Studentor dhe Avokati Studentor janë dy organet kryesore që mbrojnë interesat e studentëve në UEJL.

Google+