Në këtë konkurs, çmimin e dytë e ka fituar Shpresa Izairi Baftijari, po ashtu studente e magjistraturës në Universitetin e Evropës Juglindore. Shpresa këtë çmim e ka ndarë me Goran Hristov (asistent), në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.
Zekije Azizi dhe Shpresa Izairi Baftijari kanë magjistruar në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në vitin 2019.
Fituesit e çmimit do të ndjekin falas trajnimin (licencim) "Këshillim investiv", që ofrohet nga Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Mentor i kandidatëve nga UEJL-i ka qenë Prof. Dr. Jeton Mazllami, i cili u shpreh i kënaqur me suksesin e magjistrantëve dhe se kjo edhe njëherë e dëshmon cilësinë dhe profesionalizmin e kuadrove të Universitetit tonë.
