Në garën për postin e kryetarit ishin dy kandidatë, Agron Demiri dhe Arjon Fejzullahu. Kandidati Agron Demiri, arriti të merr shumicën e votave dhe besimin e parlamentarëve.
“Sot studentët më besuan postin e kryetarit të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor në UEJL. Ashtu siç kam premtuar, do shtohen aktivitetet studentore dhe zëri kritik i studentëve do të ringjallet përsëri”, tha Agron Demiri në prononcimin e tij të parë publik.
Parlamenti studentor në mbledhjen e parë të radhës, do të zgjedh përfaqësuesit e tij në Senatin e Universitetit dhe do ta inicioj procedurën për hapjen e thirrjes për zgjedhjen e Avokatit Studentor.
Agron Demiri është student i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, kurse Bujar Sopa është student i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.
