COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Brifing i rektorit Bexheti me gazetarët: UEJL shënoi rritje në numrin e studentëve dhe në shkallën e punësimit

“Përkundër gjithë sfidave, Universiteti i Evropës Juglindore po e mbyll vitin me sukses në dy aspekte të rëndësishme të funksionimit të tij: E para se këtë vit shënoi rritje prej 15% të numrit të studentëve të regjistruar në studimetderi diplomike dhe e dyta shkalla e punësimit e të diplomuarve në vitin e par pas diplomimit ka arritur në mbi 70%”, tha në brifingun me gazetarë, që u mbajt sot (27 dhjetor 2019), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Në konferencë të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi, prorektorja për Hulumtim dhe Bashkpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, prorektori për Çështje Akademike dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Vlladimir Radevski, prorektori për Ndërmarrësi, Prof. Dr. besnik Fetaji, udhëheqësja e Qendrës së karrierës, Burbuqe Kaprolli – Hamzai dhe Këshilltari i rektorit për komunikim, Prof. Dr. Gadaf Rexhepi.

Këto shifra tregojnë një tendencë të pozicionimit, segmentimit dhe diferencimit që ia bënë tregu Universitetit. Në aspektin e gjuhës së studimit, shqipja vazhdon të ketë rritje, po ashtu edhe anglishtja ka një rritje të bute, kurse kemi një rënie të butë të gjuhës maqedonase.

Universiteti këtë vit ka arritur të bëjë transformimin e studimeve nga 3 në katër vjeçare, si nevojë e tregut të punës dhe këtë vit akademik 80% të programeve studimore janë katërvjeçare, kurse vetëm 20% janë trevjeçare.

Universiteti ka arritur të merr ajkën e maturantëve, duke e rritur ofertën e bursave për 40%, ku prej atyre që kanë përfituar bursa sipas meritave 40% janë të shkëlqyeshëm dhe 25% prej tyre janë me sukses 5.00.

Ajo, që më së shumti na gëzon janë shifrat e punësimit të të diplomuarve, ku nga analizat konkrete dhe faktike të kryera nga Qendra e karrierës vërtetohet se mbi 70% të studentëve tanë arrijnë të punësohen që në vitin e parë pas diplomimit, kurse sektori që më së shumti dominon është sektori i shërbimeve, pastaj ai i tregtisë dhe më së paku studentë punësohen në Qeveri.

“Pjesa më e madhe e të diplomuarve punësohen në vend edhe atë 70%, kurse vetëm 12% punësohen jashtë vendit, 5 % në Kosovë, 1% në Shqipëri, etj. Kjo e dëshmon impaktin e rëndësishëm që Universiteti ka në shoqëri”, tha rektori Bexheti.

Lidhur me planet për të ardhmen, rektori Bexheti, tha se do të vazhdojmë me procesin e horizontal, ku do të zgjerojmë ofertën akademike me programe të reja studimore profesionale, kryesisht ato të teknologjisë edhe atë në formën e programeve interdisiplinare.

Sfidat edhe vitin e ardhshëm mendojmë se do të mbeten të njëjta, ato që me vite janë të pranishme në arsimin sipëror në vend, por ne do të vazhdojmë me dhënien e përparësisë së cilësisë dhe me ofrimin e programeve sipas kërkesave të tregut të punës, tha mes tjerash rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Google+