Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Përfaqësues të Zyrës për Partneritet Ndërkombëtar nga Universiteti Indiana iu rikthyen UEJL-it

Pas një kohe të gjatë, në UEJL rikthehet partneri strategjik (historik) nga ShBA, Universiteti i Indianës për të përforcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit dypalësh.

Hartimi i një marrëveshjeje të re bashkëpunimi ishte qëllimi kryesor i përfaqësuesve të Zyrës për Partneritet Ndërkombëtar nga Universiteti Indiana, Sunni Fass dhe Charles Reafsnyder, të cilët gjatë kësaj jave (21-25 tetor 2019), qëndruan në Universitetin e Evropës Juglindore.

Përfaqësuesit e Universitetit Indiana u takuan me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe anëtarët e Ekipit Ekzekutiv të Rektorit, me përfaqësuesit e Institutit “Maks van der Shtul”, me përfaqësues të Qendrës për Inovacionin e Biznesit, Shërbimeve Studentore, Qendrës së Karrierës dhe Bibliotekës Universitare. Ata, po ashtu u takuan edhe me ALUMNI-t e Universitetit Indiana, të punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore, si staf akademik dhe menaxherial.

Tre ishin çështjet për të cilat u bisedua dhe që do të jenë bazë e marrëveshjes së re, edhe atë shqyrtimi i mundësisë së themelimit të Qendrës për Përkrahjen e Hulumtimit, themelimin e Qendrës për Inovacion të Planprogrameve dhe Ndërkombëtarizim dhe forcimi i Qendrës për Inovacionin e Biznesit dhe Qendrës së Karrierës.

Gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen informacione lidhur me nevojat që ka UEJL-ja në aspektin e ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të kapaciteteve hulumtuese, si dhe forcimin e kapaciteteve ekzistuese për inovacionin e biznesit.

Hapa konkret, pritet të hidhen pasi përfaqësuesit e Universitetit Indiana të kthehen në SHBA dhe t; vazhdohet bashkëpunimi në përvijimin e marrëveshjes konkretet.

Në takimin përcjellës, rektori Bexheti, në shenjë mirënjohjeje u dorëzoi kolegëve amerikanë një dhuratë me simbolet e Universitetit.

Google+