Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti: UEJL-ja shembulli më i mirë i konceptit të shoqërisë inkluzive

“Mënyra e funksionimit të Universitetit të Evropës Juglindore është shembulli më i mirë i konceptit të shoqërisë inkluzive”, tha rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt konceptit të një shoqërie dhe intekrulturalizmit”, që u mbajt sot (3 tetor 2019), në Shkup. Në konferencë mori pjesë edhe prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Besa Arifi.

Rektori Bexheti, në fjalimin e tij e përkrahi konceptin e një shoqërie inkluzive dhe duke dhënë shembull mënyrën e funksionimit të UEJL-së, theksoi se “gjerat e mira nuk janë të lehta dhe që procesi i inkluzivitetit është proces i kushtueshëm në të cilin duhet të besojnë të gjithë të involvuarit.” Ai bëri me dije që kjo strategji duhet të jete afatgjate dhe të përkrahet nga te gjitha subjektet politike të vendit dhe se e njëjta nuk duhet pare si projekt për një cikël qeverisjeje. Me tej, ai e theksoi rëndësinë e përcaktimit të mekanizmave korrigjues për krijimin e barazisë rajonale në zhvillim, me qellim të sigurimit të kohezionit social. Ai, po ashtu, shprehu gatishmërinë që UEJL të përfshihet në mënyrë institucionale dhe vullnetare në krijimin e mekanizmave për implementimin e kësaj strategjie.

Konferenca u organizua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, ndërsa fjalim kryesor mbajtën Kryeministri Zoran Zaev, shefi i Misionit të OSBE-së, Klimens Koja, komisari i lartë për pakica kombëtare i OSBE-së, Lamberto Zanier dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.

Qëllimi i konferencës ishte të mundësojë platformë të gjerë për diskutim lidhur me Strategjinë “Një shoqëri për të gjithë”, ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shoqërore, organizatave ndërkombëtare, bashkësisë akademike dhe shoqërisë civile.

Google+