Qëllimi i takimit ishte eksplorimi i nevojave dhe mundësive në tregun regjional të Ballkanit Perëndimor, edhe në kontekst të Programit të Procesit të Berlinit, të dizajnohet dhe ofrohet një Program ekselent i menaxhmentit ekzekutiv dhe lidershipit, si për sektorin privat, atë publik dhe njëkohësisht edhe atë civil.
Rektori Bexheti, e njoftoi delegacionin e Shkollës së Biznesit Said, për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me hapat që Universiteti është duke i ndërmarrë në promovimin e lidershipit dhe inkuadrimin e komunitetit të biznesit jo vetëm në realizimin e praktikës , por edhe në hartimin e programeve studimore dhe profileve të nevojshme për biznesin.
Nisma e Shkollës së Biznesit Said ka për qëllim hulumtimin e nevojave dhe mundësitve për hartimin e programeve të lidershipit ekzekutiv në Maqedoninë Veriore dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë synon, që të promovohet lidershipi në mesin e komunitetit të biznesit dhe krijuesve të politikave të sektorit publik, me qëllim të adresimit të sfidave komplekse të integrimit të rajonit në tregjet e zhvilluara në një botë të globalizuar.