Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL filloi viti i ri akademik për gjeneratën e studentëve digjital në universitetin më digjital në regjion

Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (1 tetor 2019), filloi viti i ri akademik 2019-20, i cili u shënua me një Ceremoni rasti për pritjen e studentëve të vitit të parë.

Studentëve mirëseardhje iu dëshirojë kryetari i Bordit të Universitetit, Prof. Dr. Denis Farington, i cili tha se gjithmonë në fillim të vitit akademik të gjithë studentëve u themi se e keni bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

“Vërtet është kështu, pasi kemi studentë cilësor, të cilët janë të punësuar në gjithë botën dhe kemi shkallën më të lartë të punësimit të të diplomuarve tanë”, tha mes tjerash kryetari Bordit, Prof. Dr. Denis Farington.

“Mosha juaj sot përkon me moshën e Universitetit tonë. JU jeni gjenerata e digjitalizimit dhe keni zgjedhur të studioni në universitetin më të digjitalizuar në vend dhe regjion”, tha në fjalimin e tij mirëseardhës, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Që nga aplikimi online, pranimi i informatës se jeni pranuar, përpilimi i orarit, ligjëratat dhe i tërë procesi akademik e deri te Index-i juaj, të gjitha janë elektronike. Këtë vit kemi numrin më të madh të bursistëve, të cilët përbëjnë rreth 40% të studentëve të rinj. Bursitë është status, që ju bënë të ndjeheni të privilegjuar. Po ashtu, ne jemi Universiteti, i cili ka fituar numrin më të madh të këmbimeve studentore në kuadër të programit Erasmus+. Shfrytëzojeni në maksimum këtë mundësi unike dhe transferoni kreditë ndërkombëtare në universitetin tuaj.

Rektori Bexheti u bëri thirrje të gjithë studentëve që çështjet negative t’i adresojnë, sepse për ne secili student, individualisht është shumë i rëndësishëm.

“Mejli dhe dera ime janë gjithmonë të hapura për Ju, sepse ne jemi të përkushtuar që të japim më të mirën e mundshme, që t’ua ofrojmë të gjitha mundësitë”, tha mes tjerash rektori Bexheti, i cili iu dëshiroi studentëve – brucosh, që në këtë Universitet të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Arjon Fejzullahi, u tha studentëve të vitit të parë se që sot ata e fillojnë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale dhe jetësore.

“Por, ne studentët e UEJL-së e kemi pak më të lehtë, pasi të gjithë këtu janë në shërbimin tonë dhe ne këtu jemi si një familje e madhe- Familja UEJL”, tha mes tjerash Fejzullahi.

Pas ceremonisë, të gjithë studentët vazhduan me ligjëratat dhe me aktivitetet tjera në kuadër të procesit mësimor.

Google+