Delegacioni përbëhej nga dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore- Prof. Asoc. Dr. Adrian Besimi; projekt menaxheri në Parkun e Teknologjik- MSc. Visar Demiri; Prof. Asoc. Dr. Bujar Raufi dhe Prof. Asoc. Dr. Visar Shehu.
Takimi i shkëmbimit akademik u kryesua nga dekani Zhang Guojin, ndërsa Wang Heping-drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Departamentit të Shkencës dhe Teknologjisë Provinciale mbështeti bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve në kuadrin e bashkëpunimit "16 + 1" midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut.
Drejtori Wang Heping tha se Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë Provinciale Gansu, do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërkombëtar të shkencës dhe teknologjisë midis Universitetit Lanzhou Jiaotong dhe Maqedonisë së Veriut, të mbështesë ndërtimin e përbashkët të laboratorëve të përbashkët, qendrave të transferimit të teknologjisë dhe platformave të tjera të bashkëpunimit dhe të promovojë arritjet e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik dhe inovacionit.

Në takimin e shkëmbimit akademik, delegacioni pati një sërë prezantimesh për pjesëmarrësit, profesorët dhe studentët sipas drejtimeve të tyre hulumtuese dhe diskutuan mundësitë potenciale për bashkëpunim me kolegët kinezë në fusha të ndryshme, si teknologjia e transportit, inovacioni sipërmarrës, e - tregti dhe arsim ndërkombëtar. Në kuadër të takimit u planifikuan edhe aktivitete të mëtejshme për të rritur shkëmbimin e studentëve dhe stafit.
