Aksionit, përveç studentëve iu bashkëngjitën edhe shumë anëtarë të stafit të Universitetit dhe anëtarët e grupit të njohur tetovar Elita 5 . Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili tha se ne gjithmonë do t’i përkrahim këto nisma që na nxisin të gjithëve të jemi më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Qëllimi i këtij aksioni është që të ngrejë vetëdijen te qytetarët e Tetovës, për një mjedis më të pastër, që edhe nëse nuk bëjmë diçka më shumë të paktën mos e ndotim atë. Universiteti ynë me aktivitete të këtilla ka filluar shumë më herët dhe këtë e ka pjesë e strategjisë së ti, ku për këtë qëllim e e ka miratuar dhe e zbaton Planin Aksional Klimaterik”, tha rektori Bexheti.
“Ne çdo herë do t’i përkrahim nismat e këtilla për qytetin dhe e përgëzojmë Parlamentin dhe Asociacionin Studentor të UEJL-së pë përgjegjësin[ë shoqërore që po e tregon”, tha Arif Ziberi, këngëtari i grupit Elita 5.
Universiteti i Evropës Juglindore në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë pjesë dhe është nismëtare e shumë aksioneve ekologjike në nivel lokal dhe nacional.
