Ne aspektin e kontekstit të zhvillimit ndërkombëtar të UEJL-së, rektori Bexheti e promovoi nevojën për përkrahje me resurse, përvoja dhe projekte ndërkombëtare, me c ‘rast shkëlqesia e tij, Ambasadori Plomp, ofroi edhe mundësi konkrete të përkrahjes për stafin akademik nga universitetet holandeze, duke konkretizuar mundësinë nga Universiteti Leiden, si dhe mbështetjen që mund ta realizoj Asociacioni NUFFIC (Netherlands Universities Foundation for International Cooperation ), si mbështetës i arsimit të lartë jashtë Mbretërisë së Holandës.
Rektori Bexheti e falënderoi tejmase Ambasadorin Plomp për këto mundësi të reja edhe si vazhdimësi e mbështetjes që nga themelimi i universitetit, i cili në popullatë akoma njihet me sinonimin e Shtulit (Stoel-it). Holanda ka qenë dhe mbetet ndër përkrahësit e veçantë të Universitetit të Evropës Juglindore.
