Doc. dr. Besnik Fetai dhe Prof. dr. Izet Zeqiri , nga 28-30 tetor të këtij viti, do të marrin pjesë në konferencën e gjashtë ndërkombëtare të Qendrës Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD), me temë „ Pajtimi nacional dhe ndëretnik, tolerance fetare dhe siguria në Ballkan”, që do të mbahet në Brioni të Kroacisë.
Tema me të cilën do të prezantohen profesorë e UEJL, është: “Ndikimi i krizës globale financiare në ekonomitë e shteteve të Evropës Juglindore”, në kuadër të seksionit me temë: “Kriza globale ekonomike dhe efekti i saj në zhvillimin ekonomik dhe social të shteteve të Ballkanit”. Sipas tyre, mekanizmat aktualë të funksionit të sistemit ekonomik botëror në tërësi, ose pjesërisht, nuk janë të kapshëm, apo të aplikueshëm në ekonomitë e shteteve të Evropës Juglindore. Këto ekonomi, duhet më tepër të përqendrohen në stimulimin e kërkesave vendore, duke zvogëluar përqindjen e interesave të kredive afatshkurtra dhe duke zmadhuar harxhimet kapitale të buxhetit me qëllim të zbutjes së efekteve të recesionit, i cili është shumë më i lartë se në ekonomitë e përparuara, thuhet në përfundimin e temës së tyre.
Besnik Fetai dhe Izet Zeqiri marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare për krizën globale financiare
27 tetor 2009Më shumë lajme
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics
- Vizita e delegacionit të Western Carolina University (SHBA) në UEJL
- Fakulteti i Shkencave Teknike në UEJL hapi Ekspozitën XII të Projekteve Studentore në Arkitekturë dhe Dizajn
- Delegacioni i Universitetit Mid Sweden viziton UEJL-në: Diskutohen programe të përbashkëta studimi dhe mundësi të reja mobiliteti
- Biblioteka "Maks van der Shtul" në Simpoziumin Ndërkombëtar në Oslo
- Në UEJL u promovua projekti ndërkufitar “Green Schools Initiative”
- Delegacioni i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Zvicrës Veriperëndimore (FHNW) e vizitoi UEJL-në